The New York Times: Trump pritet ta emërojë Grenellin Drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti Trump pritet që ta emërojë Richard Grenell, Ambasadorin amerikan në Gjermani, si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, dy burime të afërta me këtë çështje kanë thënë të mërkurën për New York Times.

Grenell, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar si operativ politik dhe mandej si ambasador ka nxitur kritika të shumta, ai është një zë dhe njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por kjo po shikohet me shumë skeptizëm nga Shtëpia e Bardhë.

Ai do ta merr këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana.