Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

0
282

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu kryesisht paradite, ndërsa pasdite reshjet pritet të pushojnë dhe pritet kthjellim i motit. Reshje më të shpeshta dhe më të mëdha priten në Dukagjin.

Në Shqipëri gjatë natës së sontme dhe nesër paradite priten reshje intensive të herëpashershme shiu me mundësi edhe për rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat do të shkaktojnë edhe përmbytje afatshkurtëra lokale. Gjatë dites së nesërme reshjet do të pushojnë, por prapëseprapë priten riga lokale shiu.

Erërat do të vazhdojnë të jenë mesatare dhe herë pas here edhe të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi.

Edhe në Mal të Zi dhe Maqedoninë Veriore priten reshje dhe rrebeshe shiu, shumë më intensive në Mal të Zi, ndërsa më të pakta në Maqedoni.

Të martën në tërë rajonin do të kemi mot me diell dhe vranësira kalimtare me përjashtim të Malit të Zi ku priten reshje dhe rrebeshe intensive lokale shiu. Reshje priten edhe në skajin verior dhe veriperëndimor të Shqipërisë si dhe ndoshta edhe në rajonet në Kosovë shumë afër kufirit me Malin e Zi.

Të mërkurën pritet rikthimi i reshjeve të shiut të cilat përpos Shqipërisë dhe Malit të Zi do të përfshijnë gradualisht edhe territorin e Republikes së Kosoves./Meteoballkan