Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Sot në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite vonë ose në mbrëmje në disa rajone mund të ketë riga afatshkurtra shiu.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot me intervale kohore me diell, kurse asdite me shtim të vranësirave të cilat në disa rajone mund të sjellin riga afatshkurtra shiu.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë mjaft ngrohtë.

Nesër pritet të kemi ditë tropikale pasi që temperaturat në disa rajone mund të arrijnë dhe ndoshta të tejkalojnë shifren 30 gradë Celsius. Pra do të jetë shumë nxehtë, me alterime vranësirash dhe intervaleve të gjata kohore me diell. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Të martën do të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë ulje të lehta të temperaturave, erëra veriperëndimore dhe vetëm në disa rajone mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu. Në shumicën absolute të territoreve tona do të mbetet thatë.

Nga e mërkura përsëri ngritje të temperaturave në nivele verore dhe ndoshta edhe tropikale.

Për fund të theksojmë se ditëve të ardhshme në disa rajone mund të ketë erëra të forta jugperëndimore, jugore dhe veriperëndimore por nuk pritet asgjë ekstreme/Meteoballkan