Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë pas një mëngjesi të ftohtë, gjatë ditës priten ngritje të temperaturave. Priten intervale kohore me diell, kurse në mbrëmje vonë apo natën pritet shtim i vranësirave të cilat do të sjellin reshje lokale shiu.

Në Shqipëri nesër pritet mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu. Vende-vende priten reshje intensive shiu në mbrëmje dhe afër mesnatës.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër priten ngritje të temperaturave, kurse pasdite vonë priten edhe vranësira me reshje lokale shiu.

Pasnesër në tërë rajonin pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Vende-vende do të ketë edhe intervale kohore me diell herë pas here.

Të dielën dhe të hënën më nxehtë. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme./Meteoballkan