Konjufca: Kemi presione që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet deri në muajin shkurt

Glauk Konjufca i VV-së ka thënë se një marrëveshje e shpejtë me Serbinë është e pamundshme, përcjell Fokusi.info.

“Një marrëveshje e shpejt me Serbinë është e pamundshme. Serbia po kërkon territore dhe kjo nuk do të ndryshojë edhe për disa muaj, në mënyrë që ata me njoftë pavarësinë e Kosovës kjo është e pamundshmë dhe nuk ka me ndodh dhe masi s’ka me ndodhë, atëherë kemi pas vonesë”, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje, Konjufca ka thënë ka presione nga ndërkombëtarët për arritjen e një marrvëshje me Serbinë.

“Janë presione që marrëveshja me u kry në shkurt të vitit të ardhshëm, është mirë palët me u ngut do të ishte mirë një dritare e mundësisë, për shkak të Thaçit e Vuciqit dhe Amerikës që do të hyjnë në zgjedhje”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka thënë se një marrëveshje e tillë pret të zgjatë disa vite./Fokusi.info/