Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe në shumë rajone me mjegull, kurse dita do ti ngjajë më shumë stinës së pranverës, normalisht nëse nuk do të ketë mjegull.

Edhe në Shqipëri , Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot kryesisht stabil dhe mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore.

Mot i ngjashëm pritet edhe pasnesër dhe të enjten, mirëpo të enjten vonë ose natën në të premten në Shqipëri dhe Mal të Zi priten reshje lokale shiu.

Të premtën edhe në Kosovë do të ketë riga afatshkurtëra shiu, kurse për fundjavë pritet të kemi destabilizim të motit dhe do të kemi reshje shiu në tërë rajonin. Në viset malore do të ketë reshje bore./Meteoballkan/