Posta e Kosovës largon nga puna një zyrtar, keqpërdori detyrën zyrtare

Posta e Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se sot në një nga zyrat regjionale të Postës së Kosovës, një zyrtar ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare në vendin e punës.

“Posta e Kosovës lidhur me këtë rast, menjëherë ka ngritur procedurë administrative ndaj zyrtarit, ndërsa ka marr vendimin për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast ata kanë bërë të ditur se Posta e Kosovës është jashtëzakonisht e interesuar që të punësuarit e ndërmarrjes publike të kryejnë detyrat brenda ligjit dhe me përkushtim të lartë në shërbime ndaj qytetarëve.