Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kosovë do të fillojnë reshjet e shiut, ndërsa nesër paradite pritet të fillojnë të fryjnë erëra veriore. Do të ketë reshje shiu, në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten shkurtimisht edhe në disa qytete apo qyteza të Republikës së Kosovës. Gjatë dites apo pasdite reshjet do të ndërpritën dhe moti do të kthjellohet gradualisht. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuara dhe priten minusat e parë edhe në ato rajone ku deri më tani ka pas minus.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje lokale shiu. Në viset e larta malore mund të ketë reshje bore. Reshjet do të ndërpriten pasdite. Priten ulje të temperaturave por të cilat nuk do të jenë të theksuara në viset bregdetare dhe mesdhetare të Shqipërisë.

Në Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje bore, ndërsa në Mal të Zi sonte gjatë natës priten reshje shiu në jug dhe reshje bore në veri të vendit. Nesër pritet moti të kthjellohet por do të jetë mjaft ftohtë.

Të dielën në tërë rajonin shumë ftohtë dhe me ngrica në mëngjes (viset kontinentale) sidomos në Kosovë ku mund të ketë edhe mjegull. Gjatë ditës priten ngritje graduale të temperaturave. Reshje atmosferike nuk do të ketë.

Të hënën në tërë rajonin më ngrohtë me erëra jugore. Gjatë natës pritet përkeqësim gradual i motit dhe në rajon do të depërtojë fronti i ftohtë ajror i cili të martën do të na sjellë reshje bore. Reshje bore priten në Kosovë, Shqipërinë verilindore dhe disa pjesë të Maqedonisë me erëra të ftohta veriore. Nuk priten reshje të mëdha bore.

Nga e mërkura stabilizim gradual i motit dhe ngritje e temperaturave. Mëngjeseve do të ketë ngrica në viset kontinentale./Meteoballkan/