Moti nesër dhe në ditët në vazhdim në Kosovë e Shqipëri

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell , ndërsa në shumë rajone priten vranësira të ulëta dhe mjegull veçanërisht në mëngjes, por të cilat në disa rajone do të qëndrojnë gjatë tërë ditës. Temperaturat do të shënojnë ngritje gjatë ditës në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta.

Edhe në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i thatë. Vende-vende do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.

Edhe ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, përveç se priten ngritje graduale të temperaturave ditore, sidomos në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta./Meteoballkan/