Moti për ditën e sotme

Kjo javë do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.Moti do të jetë kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Ndërsa sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 8.