Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mjegulla ende do të jetë prezente nëpër ultësira, ndërsa në viset kodrinore-malore vende-vende mund të ketë rreze diellore. Gjatë mesditës rreze dielli mund të ketë edhe në vise tjera lokalisht. Temperaturat në rajonet nën mjegull ose vranësira të ulëta do të luhaten nga 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa aty ku ka rreze diellore ajo pritet të arrijë deri në 8 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira.

Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe për fundjavë, por nga e diela në mbrëmje në Shqipëri priten riga lokale shiu veçanërisht në jug dhe qendër. Në viset tjera do të vazhdojë mot i thatë.

Ndryshim substancial të motit mund të kemi nga datat 25-26 Dhjetor, kur kemi gjasa për reshje të dendura shiu të cilat me uljen e temperaturave do të shndërroheshin në reshje të dendura bore, por kjo periudhë kohore ende është pak e gjatë dhe mund të ketë ndryshime./Meteoballkan