Eliza Hoxha e PDK-së: Vjosa Osmani nuk është e zonja për të qenë Kryeministre e Kosovës

Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk e sheh Vjosa Osmanin si të duhurën që do ta përfaqësonte Kosovën në proceset politike siç janë Gjykata Speciale dhe Dialogu me Serbinë.

Në debatin për hapësirën që i jepet gruas në politikë, në Analizën Zgjedhore, Eliza Hoxha shtoi se Vjosa Osmani nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth dinamikës së zhvilluar deri në arritjen e këtyre proceseve të rëndësishme për vendin, njofton Klan Kosova.

”Ne jemi para dy proceseve të rëndësishme të shtetit, është Gjykata Speciale dhe përfundimi dialogut me Serbinë dhe në pikën e parë nuk besoj që Vjosa Osmani kish me qenë njeri adekuat me përmbyll procesin e Gjykatës Speciale bashkë me akterët e tjerë. Duke qenë se është një proces shumë i ndjeshëm dhe është proces që nuk besoj që ajo ka njohuri për të gjitha dinamikat që kanë qenë në raport për luftën e UÇK-së dhe luftëtarëve të saj”.