Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale do të sillën nga 28 deri në 32 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë.

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë do të mbajë ditën e hënë në tërë rajonin tonë, ndërsa të martën në Kosovë do të kemi depërtimin e një fronti të dobët të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë ulje të temperaturave dhe vranësira. Në disa rajone mund të ketë edhe riga lokale shiu. Ky front nuk do të ndikojë shumë në viset tjera të rajonit.

Nga e mërkura përsëri na pret mot kryesisht me diell, stabil dhe i nxehtë, për shkak të ekspansionit të fuqishëm anticiklonik që nga Azoret (në Oqeanin Atlantik) e deri tek ne.

Anticikloni i Azoreve është përgjegjës shpeshherë për periudha të motit të nxehtë dhe stabil tek ne./Meteoballkan