Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vranësirat do të vijnë si pasojë e depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror. Vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë ose rrebesh shiu dhe priten ulje të temperaturave për shkak të vranësirave dhe erërave të freskëta verilindore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe vranësira në disa rajone. Priten ulje të lehta të temperaturave në disa vise kontinentale.

Nga e mërkura pritet ekspansion i fuqishëm anticiklonik nga Azoret, përmes Evropës në drejtim të rajonit tonë. Pritet rikthimi i kthjellimeve dhe diellit në tërë rajonin dhe ngritje e sërishme e temperaturave./Meteoballkan