Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm me intervale të gjata kohore me diell dhe i nxehtë. Në veri, verilindje dhe disa vise edhe në lindje priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në veriperëndim dhe veri gjatë natës priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në viset tjera do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i thatë dhe i nxehtë edhe nesër me erëra herë pas here dhe vende-vende të fuqishme jugore. Gjatë natës dhe të martën rrebeshet e shiu do të përfshijnë edhe viset tjera të Shqipërisë.

Të martën në tërë rajonin priten ulje të temperaturave dhe reshje shiu. Vende-vende dhe herë pas here priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të mërkurën pritet përmirësim afatshkurtër i motit në tërë rajonin. Natën mes së mërkurës dhe së enjten priten reshje të reja shiu ku lokalisht mund të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë.