Ministrja Hajdari thërret konferencë për media

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nesër do të mbajë konferencë për media.

Sipas njoftimit, konferenca do të nisë nga ora 14:00 dhe do të mbahet në hollin e Ministrisë.

Teksa nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj konference.

“Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media. Data: 01.08.2023, Ora: 14:00, Vendi: Holli i MINT”, thuhet në njoftim.