Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin riga lokale shiu. Në mbrëmje vonë apo gjatë natës vende-vende priten reshje mjaft të dendura shiu. Në perëndim dhe jug të Kosovës mund të ketë përmbytje kalimtare.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell si dhe rigave lokale të shiut. Gjatë natës priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat pritet të shkaktojnë përmbytje në disa zona. Reshje të dendura shiu sot priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore do të ketë intervale kohore me diell. Reshjet të dendura shiu në Maqedoni priten në orët e vona të natës ose mëngjesin e hershëm të së premtës.

Nga e premtja reshjet do të rrallohen. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira, ndërsa nga fundjava priten ulje të temperaturave. Krejt në fundjavë ose në fillim të javës tjetër mund ti kemi ngricat e para sidomos në viset kodrinore-malore./Meteoballkan