Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Vende-vende mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu, ndërsa temperatura do të shënojnë ulje të lehta.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në disa vise mund të ketë riga afatshkurtra lokale shiu.

Të premten dhe të shtunën pritet mot më i freskët, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi për ngrica të dobëta dhe mjegull në disa rajone, ndërsa dita me vranësira dhe intervale kohore diellore si dhe me erëra të freskëta nga veriu dhe verilindja.

Të dielën pritet të kemi përsëri ngritje të temperaturave dhe mot kryesisht stabil./Meteoballkan