MSH publikon raportin e fundit për rastet me COVID

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve një person ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

01 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 249 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.822.352 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 820.520 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 100.125 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 752 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 40 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.786.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 576.