Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar sot në ishullin e Kretës në Greqi.

Dridhja e fuqishme me magnitudë 6.6 është regjistruar rreth 97 kilometra nga Ierapetra. Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në thellësi të tokës.

Ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar apo dëme materiale.

Autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami, shkruan “Express UK”.