Revoltohen banorët e Luginës, Luta na zhgënjeu në ditën më të rëndësishme

Bashkësia Lokale e Dobrosinit që përfaqësohet përmes Reshat Salihut ka reaguar ndaj papërgjegjësisë totale që ka treguar Lutfi Haziri ditën kur para 19 vitesh doli në skenë UÇPMB-ja dhe vrasjes mizore të vëllezërve Saqipi. Luta duhet të jetë vërtet gardian i Kosovës Lindore dhe jo veç me fjalë thotë Reshat Salihu.

Reshat Salihu këshilltar i këshillit komunal të Bujanocit dhe kryetar i Bashkësisë Lokale të Dobrosinit ka reaguar ashpër për neglizhencën që Komuna e Gjilanit e ka treguar më 26 janar 2019, ditë kjo e shënimit të 19 vjetorit të daljes në skenë të UCPMB-së dhe vrasjes së vëllezërve Saqipi.

Reagimi i plotë i Reshat Salihut:

“Bashkësia Lokale e Dobrosinit reagon ashpër ndaj pa përgjegjësisë së treguar më 26 janar, ditë kjo e veçantë për Kosovën Lindore, për mos hapjen e rrugës Pogragjë – Dobrosin ndaj Komunës së Gjilanit dhe kompanisë kontraktuese e cila këtë herë ka qen total neglizhente në pastrimin e kësaj rruge.

Dita e djeshme e 26 janarit ishte e veçantë sepse u shënua 19 vjetori i daljes në skenë të UCPMB-së dhe vrasja mizore e vëllezërve Saqipi nga forcat paramilitare të Millosheviqit, ndërsa rruga Pogragjë – Dobrosin nuk u hap fare. Njerëzit kanë mbetur me automjete rrugës dhe është dashtë me Eskortën e Kryetarit Shaip Kamberi të nxirren e të merren njerëzit për në Akademinë e mbajtur në fshatin Legjendarë.

Kërkojmë nga kryetari i komunës së Gjilanit që të jetë me të vërtetë Gardian i Kosovës Lindore e jo veç me fjalë. Gjithsesi vlen të theksohet se është hera parë që kompania komunale e ka mare pastrimin e kësaj rruge regjionale e cila as për së afërmi nuk është në nivel të detyrës në raporte me kompaninë “Tali” që ka qen e shkëlqyeshme bile edhe në fshatin Dobrosin gjithmonë ka hy dhe i ka pastruar rrugët e fshatit.

Me respekt nga Këshilltari i Këshillit Komunal të Bujanocit dhe Kryetar i BL të Dobrosinit – Reshat Salihu”.