Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira kalimtare. Do të jetë ende nxehtë për këtë periudhë kohore. Gjatë mbrëmjes vonë dhe orëve të natës priten riga të dobëta shiu. Në viset malore fjolla të dobëta bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira. Gjatë natës në disa rajone priten riga të dobëta shiu. Vetëm në jug dhe jugperëndim të Shqipërisë priten reshje shiu pak më intensive.

Të mërkurën më ftohtë, me vranësira, intervale kohore me diell dhe fjolla afatshkurtra bore në viset malore, ndërsa të enjten na pret mot stabil me mundësi për mjegull dhe ngrica të dobëta në mëngjes./Meteoballkan