Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të fillojë ngritja e temperaturave, megjithatë priten erëra jugperëndimore dhe vranësira kalimtare. Rrallë në ndonjë rajon malor mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh shiu pasdite.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell. Do të jetë më nxehtë.

Nesër do të kemi fuqizim të erërave. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite në Shqipëri do të fillojnë reshje shiu, të cilat do të intensifikohen gjatë orëve të natës. Reshje apo rrebeshe shiu priten edhe në disa rajone në Kosovë, kurse gjatë orëve të natës reshjet apo rrebeshet e shiu do të përfshijnë shumicën e territorit të Republikës së Kosovës.

Për fundjavë në Kosovë pritet mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell por edhe me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ngritje të temperaturave, por në kohën e rrebeshe do të jetë freskët.

Më gjerësisht në rajon për fundjavë pritet stabilizim i pjesshëm gradual i motit dhe ngritje e temperaturave, por moti nuk do të jetë tërësisht stabil .Priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë në disa rajone./Meteoballkan