Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë, me reshje të herëpashershme bore. Reshjet e borës mund të krijojnë edhe shtresa simbolike në viset kodrinore-malore. Do të jetë depërtimi i parë i ajrit të ftohtë polar për këtë sezonë, edhe pse dihet se goditja polare nuk do të jetë shumë e fuqishme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu dhe bore në disa vise. Në jug të Shqipërisë priten reshje të dobëta shiu, ndërsa në veri, verilindje, lindje dhe juglindje të vendit priten reshje sporadike shqote dhe bore. Reshje sporadike shqote dhe bore priten edhe në perëndim dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në veri të Malit të të Zi herë pas here priten reshje të dendura bore.

Të dielën pritet stabilizim gradual i motit. Do të jetë ftohtë, por me tendenca të ngritjes graduale të temperaturave. Të hënën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe vende-vende me ngrica dhe mjegull, gjatë ditës pritet mot stabil dhe me ngritje të temperaturave./Meteoballkan