Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i nxehtë për këtë periudhë kohore. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me ngrica dhe mjegull, ndërsa dita kryesisht e kthjellët me përjashtim të ndonjë lugine ku mjegulla mund të qëndrojë më gjatë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pas një mëngjesi të ftohtë, dita pritet të jetë e këndshme, stabile dhe me rreze diellore.

Të martën në Kosovë dhe rajon pritet të mbajë mot i ngjashëm. Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për ngrica të dobëta. Gjatë ditës përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira dhe erëra nga veriu dhe verilindja për shkak të depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror.

Nga e mërkura do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht stabil, me mëngjese të ftohta, vende-vende me ngrica të dobëta dhe mjegull dhe me ditë me rreze diellore dhe relativisht të nxehta për këtë periudhë kohore Në ato rajone ku mjegulla do të qëndrojë më gjatë do të jetë më ftohtë./Meteoballkan