Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot pak më i nxehtë, por kryesisht i vranët, me mundësi për intervale kohore diellore në qendër të vendit. Në malet përreth Pejës në veriperëndim dhe në malet e Dragashit në jug priten reshje bore herë pas here. Në viset tjera kryesisht thatë me ndonjë reshje sporadike.

Në Shqipëri sot pritet mot i ndryshueshëm. Do të ketë alternime mes vranësirash, intervaleve kohore me diell dhe rigave të herëpashershme të shiut. Reshje lokale shiu priten edhe gjatë natës. Po ashtu reshje shiu herë pas here nesër priten edhe në Mal të Zi.

Në Maqedoninë Veriore sot pritet mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore me diell herë pas here. Në disa vise do të ketë edhe riga shiu, ndërsa nëpër male edhe reshje të herëpashershme bore.

Mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu do të mbajë edhe të premten. Në Kosovë më pakti reshje.

Të shtunën na pret mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërsa të dielën në mbrëmje vonë fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi do të fillojnë reshje të dendura shiu. Gjatë natës reshje të dendura shiu priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Në malet e larta priten reshje të dendura bore./Meteoballkan