Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell paradite dhe ende mjaft i nxehtë për këtë periudhë kohore. Pasdite pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Në mbrëmje vende-vende do të fillojnë reshjet e shiut, të cilat gjatë natës dhe mëngjesit të së hënës do të intensifikohen dhe do të përfshijnë tërë territorin e Republikës së Kosovës. Erërat jugore dhe juglindore nganjëherë do të jenë të fuqishme sidomos në Prishtinë me rrethinë, juglindje dhe veri të vendit. Erërat do të pushojnë mëngjesin e së hënës kur do të kemi reshje shiu. Në malet e larta edhe reshje bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të intensifikohen gjatë ditës. Në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu. Gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm të së hënës reshje të dendura shiu do të përfshijnë shumicën e territoreve tona.

Të hënën na pret mot me shi në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Reshjet e shiut do të pushojnë pasdite, ndërsa në Shqipëri do të pushojnë më herët. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta.

Të martën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat përsëri do të vijnë duke u intensifikuar.

Nga e mërkura na pret mot i vranët dhe me reshje shiu. Në vise të larta malore priten reshje bore./Meteoballkan