Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë. Do të fryjnë erëra mesatarisht të fuqishme nga veriu dhe verilindja. Rrallë në disa rajone mund të ketë riga të dobëta afatshkurtra shiu ose fjolla dëbore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët. Në disa vise bregdetare priten intervale kohore diellore, lokalisht edhe në rajone tjeram ndërsa rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë shiu ose fjollë dëbore.

Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me erëra veriore dhe verilindore. Në disa vise priten fjolla të dobëta afatshkurtra bore.

Nga e marta pritet që mbi rajonin tonë do të depërtojnë masa ajrore stabile dhe më të thata anticiklonike. Mëngjeset do të jenë të ftohta, me ngrica dhe mundësi për mjegull, por temperaturat ditore do të shënojnë ngritje graduale./Meteoballkan