Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe verilindore. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë fjollë bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe ndonjë interval kohor me diell. Do të ketë erëra mesatare, vende-vende të fuqishme kryesisht nga verilindja.

Nga e marta pritet kthjellim dhe qetësim i motit. Në shumë rajone pritet të ketë rreze diellore dhe ngritje të temperaturave ditore, por në disa rajone tjera gjatë natës (kryesisht lugina) do të ketë mundësi për krijimin e mjegullës. Cilësia e ajrit do të vijë duke u përkeqësuar sidomos nëpër disa qytete për shkak të masave ajrore stabile anticiklonike të cilat mundësojnë krijimin e smogut dhe përzierjen me mjegull./Meteoballkan