Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mëngjesi do të jetë me mjegull ose vranësira të ulëta dhe me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore diellore në disa rajone e sidomos në viset kodrinore-malore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Nëpër lugina do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe ditëve të ardhshme, ndërsa të dielën ose të hënën në disa vise në Shqipëri mund të ketë reshje shiu./Meteoballkan