Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot më i nxehtë gjatë ditës, me intervale kohore me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra të lehta deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të sillën rreth 11-12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të enjten na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të jetë mjaft ngrohtë duke pas para sysh se jemi gati në fund të Dhjetorit. Erërat jugperëndimore do të intensifikohen.

Të premten do të vazhdojë të mbajë mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore, por do të ketë shtim të vranësirave. Pasdite vende-vende priten edhe reshje shiu.

Të shtunën në Kosovë pritet mot krejtësisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu. Pasdite ose gjatë mbrëmjes në shumë vise priten edhe reshje të dendura bore. Reshje të dendura bore priten edhe në shumicën e territorit të Malit të Zi, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten reshje të dendura shiu. Gjatë natës reshje bore priten edhe në disa vise të Maqedonisë së veriut dhe në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Po ashtu edhe në lindje dhe juglindje të Shqipërisë priten reshje bore, por kryesisht në viset kodrinore-malore.

Të dielën na pret mot i ftohtë dhe me reshje bore të cilat do të vijnë duke pushuar. Pasdite ose vonë në mbrëmje pritet stabilizim i motit./Meteoballkan