Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Do të ketë erëra në disa rajone edhe të fuqishme nga jugperëndimi të cilat do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore diellore dhe vranësira. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Të premten na pret mot kryesisht i vranët, vende-vende me erëra jugperëndimore dhe reshje shiu.

Ditën e shtunë priten reshje herë pas here të dendura shiu të cilat vonë me uljen e temperaturave në shumë rajone do të shndërrohen në reshje bore. Në viset kodrinore-malore priten reshje intensive bore, ndërsa në disa ultësira priten reshje bore e në disa tjera për shkak të temperaturave mund të ketë vetëm shqotë ose shi, varësisht nga pozita gjeografike dhe lartësia mbidetare. Në Shqipëri herë pas here priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë në zonat mesdhetare.

Të dielën më ftohtë, vende-vende me reshje shiu, bore e shqote.

Nga e hëna do të fillojnë përsëri të fryjnë erëra nga jugu dhe kështu na presin ngritje graduale të temperaturave. Priten edhe vranësira, intervale kohore me diell dhe vende-vende mundësi për reshje të herëpashershme shiu. Reshje bore vetëm në viset malore./Meteoballkan