Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Mëngjesi i sotëm në tërë rajonin do të jetë tërësisht i vranët dhe me reshje shiu në shumicën e territoreve tona. Gjatë ditës reshjet e shiut do të fillojnë të pushojnë, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje priten edhe kthjellime dhe ndoshta edhe intervale kohore me diell. Vetëm në Shqipëri do të vazhdojnë riga lokale të intensitetit të dobët. Në viset malore do të kemi reshje të reja bore.

Dy ditët e para të vitit 2021 do të na sjellin mot më të qetë, të butë dhe me intervale kohore me diell. Nuk priten reshje atmosferike, por gjatë natës dhe mëngjesit mund të ketë mjegull dhe ngrica në disa rajone.

Nga dita e tretë e vitit të ri do të rifillojnë erërat jugore, do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe po ashtu edhe reshje lokale shiu./Meteoballkan