Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira kalimtare dhe intervale kohore me diell. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore me temperatura maksimale rreth 10-11 gradë Celsius në nivel vendi. Pritet të kemi erëra nganjëherë të fuqishme kryesisht nga jugperëndimi. Ka mundësi edhe për ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu në disa rajone.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite në disa vise në veri të vendit priten riga shiu. Riga shiu priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore kryesisht thatë dhe me intervale kohore me diell.

Të mërkurën pasdite do të rifillojnë reshjet e shiut në pothuajse tërë rajonin. Në viset malore reshje bore. Gjatë natës intensifikim i reshjeve. Të enjten paradite me reshje të cilat do të pushojnë. Temperaturat do të pësojnë ulje dhe gjatë pasdites priten edhe intervale kohore me diell.

Të Premten reshje shiu e bore. Reshje bore mund të ketë edhe në shumë ultësira të Republikës së Kosovës./Meteoballkan