Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me ndonjë intervale kohor me diell dhe shtim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga afatshkurtra shiu. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës. Në male reshje bore.

Në Shqipëri sot do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Gjatës natës intensifikim i reshjeve në gjysmën veriore të vendit, ndërsa të enjten reshje të dendura priten në jug. Në Mal të Zi nesër priten reshje të dendura shiu, ndërsa në viset kodrinore malore reshje të dendura bore, ndërsa në Maqedoninë Veriore nesër priten intervale kohore me diell vende-vende. Gjatë mbrëmjes reshje lokale shiu. Në male reshje bore.

Të enjten në Kosovë reshje do të pushojnë shkurtimisht për të rifilluar përsëri. Në ultësira reshje shiu, ndërsa në viset malore do të vazhdojnë reshje të herëpashershme bore.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të enjten pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu.

Të premten po ashtu mot krejtësisht i vranët dhe me reshje shiu, shqote e bore. Në Dukagjin mund të ketë reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë mjaft probleme.

Edhe gjatë fundjavës pas pauzave të shkurtra do të vazhdojnë reshjet atmosferike. Priten reshje shiu, shqote e bore varësisht nga pozita gjeografike dhe lartësia mbidetare.

Në fund të theksojmë se gjatë kësaj periudhe vende-vende priten reshje mjaft të dendura atmosferike të cilat mund të rrezikojnë edhe përmbytje. Reshjet më të dendura priten në veri të Shqipërisë ku përmbytjet janë të pashmangshme si dhe rajoni i Dukagjinit në Kosovë, por duke mos përjashtuar edhe shumë vise tjera. Për shkak të sasisë së madhe të reshjeve që parashihen sipas modeleve të shpresojmë që modelet gjatë ditëve të ardhshme të zvogëlojnë sadopak sasinë e reshjeve, përndryshe problemet me ujërat do të jenë të pashmangshme./Meteoballkan