Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët se sot. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nesër në tërë rajonin pritet mot pa ndryshime të mëdha. Do të ketë intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin riga apo rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave, kurse të dielën pas një dite mjaft të nxehtë, pasdite në Kosovë pritet destabilizim i motit me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër./Meteoballkan