Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me rreze të shumta diellore. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të një fronti mjaft të dobët të ftohtë ajror i cili do të vërehet vetëm në bazë të erërave mesatare nga verilindja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i kthjellët dhe i ngrohtë. Do të jetë edhe një ditë e vërtetë pranverore.

Të enjtën dhe të premten në tërë rajonin na pret ditë e vërtetë pranverore, me rreze të shumta diellore dhe temperatura maksimale nga 18 deri në 20 gradë Celsius. Lokalisht temperatura mund të shkojë deri në 22 gradë Celsius.

Nga e shtuna përkeqësim i pjesërishëm dhe gradual i motit. Pritet të kemi shtim të vranësirave dhe reshje lokale simbolike. Temperaturat do të fillojnë të ulën për shkak të erërave veriore dhe verilindore./Meteoballkan