Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vërtetë dimëror, me reshje të dendura bore herë pas here sidomos paradite. Nëpër disa ultësira mund të ketë edhe reshje shiu të cilat vonë pritet të bëhen borë, por në përgjithësi në shumicën e territorit të Republikës së Kosovës priten reshje të dendura bore (paradite) dhe shtresa bore. Në mbrëmje ulje të ndjeshme të temperaturave. Gjatë natës ndërpreje graduale e reshjeve dhe kthjellim graul i motit. Në mëngjesin tjetër mundësi për acar rë fortë.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshje shiu priten në shumicën e territorin, ndërsa në veri, verilindje, lindje dhe më vonë edhe në juglindje priten edhe reshje bore si dhe në shumë rajone kodrinore-malore.

Në Maqedoninë Veriore po ashtu sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat me uljen e temperaturave pritet të shndërrohen në në reshje bore. Në disa vise kodrinore-malore priten reshje të dendura bore. Reshje të fuqishme bore nesër pritet të ketë në Mal të Zi. Në jug të vendit reshje shiu.

Të enjten na pret mot i kthjellët por i ftohtë. Dielli pritet të jetë me dhëmbë (shprehje popullore). Mëngjesi do të jetë me acar, vende-vende me acar të fortë sidomos në disa rajone të Kosovës.

Nga e premtja pas mëngjesit mjaft të ftohtë priten ngritje graduale të temperaturave, por njëkohësisht priten edhe vranësira dhe intervale kohore me diell. Gjatë fundjavës, alternime mes vranësirave dhe intervale kohore me diell. Ka mundësi që të ketë ndonjë rigë afatshurtër lokale shiu./Meteoballkan