Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të sjellin riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu. Do të jetë nxehtë, kurse gjatë natës priten reshje shiu sidomos në veri të vendit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone do të sjellin riga apo ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Nesër në tërë rajonin pritet mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të herëpashershme shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të temperaturave. Rrebeshet e shiut do të jenë më të rralla në zonat bregdetare dhe më të shpeshta në zonat kontinentale e sidomos në viset kodrinore-malore.

Edhe ditëve të ardhshme pritet mot i ndryshueshëm dhe mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të herëpashershme të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë veçanërisht në viset kontinentale dhe zonat kodrinore-malore të rajonit tonë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehta./Meteoballkan