Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell, por gjatë ditës dhe pasdite pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave. Gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit tjetër na presin reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe disa ultësira.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të shkrutra kohore me diell dhe shtim të vranësirave. Pasdite në jug të Shqipërisë priten reshje shiu të cilat pastaj do të zgjerohen në drejtim të lindjes së vendit, pastaj në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Të shtunën na pret ditë e ftohtë dhe e zymtë, me reshje bore në mëngjes në Kosovë. Gjatë ditës me rritjen e temperaturave reshjet e borës mund të shndërrohen në reshje shiu nëpër ultësira, ndërsa në viset malore reshje bore priten pothuajse gjatë tërë ditës.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të shtunën priten të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset kodrinore-malore reshje shqote e bore. Reshje bore priten edhe në ultësira e veiut të Malit të Zi dhe disa ultësira të Kosovës. Në jug të Shqipërisë priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën mot më i qetë dhe më i ngrohtë. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Mund të ketë edhe riga të izoluara shiu në disa rajone, ndërsa reshjet e shiut rikthehen nga e hëna. Priten rrebeshe të herëpashershme shiu, vende-vende intensive./Meteoballkan