Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme shiu. Herë pas here dhe vende-vende priten reshje të dendura shiu dhe do të ketë gjasa edhe për rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri pritet një valë reshjesh të dendura shiu. Këto reshje veçse i janë afruar bregdetit shqiptar dhe në jug dhe qendër ka rrebeshe dh bubullima. Pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Reshje të dendura shiu herë pas here priten edhe në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dje Mal të Zi.

Të martën reshjet do të dobësohen dukshëm, por temperaturat do të pësojnë ulje të lehta. Pritet mot kryesisht i vranët, po ka gjasa për intervale kohore me diell në disa rajone. Në ndonjë rajon ende mund të ketë riga shiu dhe fjolla bore në viset malore.

Të mërkurën stabilizim afatshkurtër i motit me mundësi për intervale kohore me diell, por shumë shpejt pritet të ketë shtim të sërishëm të konsiderueshëm të vranësirave të cilat nga e enjta do të na sjellin reshje të reja shiu. Vende-vende priten reshje të dendura, ndërsa në viset kodrinore-malore priten reshje bore./Meteoballkan