Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Rrallë në ndonjë rajon ka gjasa për ndonjë rigë afatshkurtër shiu. Temperaturat do të fillojnë të ngriten gradualisht.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare. Pasdite në perëndim të skajshëm të Maqedonisë së Veriut si dhe në jug-qendër të Shqipërisë ka gjasa për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të enjten në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Do të kemi ngritje të ndjeshme të temperaturave, por edhe ndjenja e zagushisë mund të jetë e lartë për shkak të lagështisë së ajrit. Rrallë në ndonjë rajon (kondinoro-malor) mund të ketë ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore të enjten pritet të kemi mot mjaft jo stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara por të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshet më të fuqishme priten në juglindje dhe jug të Shqipërisë si dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Të premten dhe për fundjave na pret mot i nxehtë dhe me zagushi të lartë. Pasdite në disa rajone kryesisht në Kosovë priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan