Dardan Molliqaj thotë se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj thotë se ka bërë një zbulim për ish- partiakun e tij Glauk Konjufcen. Molliqaj thotë se Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.
“Glauku prin sdi sa e dini po Glauku u kanë në PDK në AAK tash është në VV, unë e ftojë Glauk Konjufcen qysh 1 vjet ditë ka qenë në ShIK këtë e kam marr vesh. Mirë është me kallxu ti edhe tjerët një ka një që jeni kanë në ShIK e po du me ta pa moralin edhe etikën”, ka thënë Molliqaj.
Ndërsa, për këtë deklaratë Konjufca i është përgjigjur Molliqaj duke i thënë se “i pranoj pretendimet e Dardanit nëse ka fakte për këtë shpifje”, ka thënë Konjufca.