Moti sot dhe ditëve në vazhdim

417

Sot në Kosovë do të kemi mot kryesisht stabil, me diell dhe i këndshëm.

Mëngjesi do të jetë mjaft i freskët dhe me mundësi për mjegull afatshkurtër në disa rajone. Gjatë ditës priten ngritje graduale të temperaturave dhe ajo maksimale pritet të arrijë rreth 26-27 gradë C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i kthjellët dhe stabil. Priten ngritje graduale e temperaturave edhe në viset kontinentale, ndërsa viset mesdhetare dhe bregdetare pak e kanë “hetuar” uljen e temperaturave nga fronti i ftohtë.

Ditëve të ardhshme na pret mot stabil dhe i nxehtë. Do të kemi ngritje progresive të temperaturave, pra çdo ditë e më nxehtë deri të dielën kur pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë ajror i cili do të shkaktojë ulje të temperaturave. Nuk pritet nxehtësi ekstreme por nxehtësi normale për muajin Korrik./Meteoballkan