Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Priten ulje graduale të temperaturave për shkak të depërtimit të një fronti të dobët të ftohtë ajror i cili do të kushtëzojë erëra të freskëta veriore dhe verilindore. Pasdite në veriperëndim dhe juglindje mund të ketë edhe ndonjë rigë apo rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Në Mal të Zi dhe veriun e Shqipërisë priten vranësira të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të temperaturave në viset kontinentale.

Të hënën na pret mot kryesisht me diell, por i freskët në krahasim me ditët e kaluara. Në bregdet dhe viset tona mesdhetare do të jetë nxehtë.

Nga e marta priten ngritje të sërishme të temperaturave në tërë rajonin, por nuk pritet nxehtësi e madhe./Meteoballkan