Aksident tek salla “1 Tetori”, vetura godet 3 këmbësorë

Një veturë sonte gjatë mbrëmjes ka goditur tre këmbësorë në Prishtinë, afër sallës ‘Tetori’.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 21:25, tek ‘1 Tetori’ ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur tri këmbësore”, ka konfirmuar Krasniqi.

Personat e goditur nga vetura janë të gjinisë ‘femër’ dhe nga aksidenti kanë marrë lëndime trupore.

Të lënduarat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Policia ka dalë dhe po merret me rastin, të aksidentuarat janë dërguar në QKUK”, përfundon Krasniqi.