Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme në disa rajone. Temperaturat do të fillojnë të rikuperohen dhe ato maksimale pritet të sillën nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot do të mbajë mot kryesisht stabil dhe me diell. Pasdite priten vranësira në disa rajone por do të mbetet thatë. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius në nivel rajoni.

Vera do të rikthehet përfundimisht nga e marta kur në tërë rajonin tonë pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë, me temperatura maksimale rreth 30-33 gradë Celsius. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare.

Të enjten pasdite në disa rajone (kryesisht kodrinore-malore) në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi do të kemi zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë por temperaturat do të mbesin të larta tropikale në shumicën absolute të territoreve tona./Meteoballkan