Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Gjatë natës sonte dhe mëngjesit të nesërm në bregdetin shqiptar priten shtrëngata, vende-vende të fuqishme me shiu vetëtima dhe bubullimë. Këto shtrëngata gradualisht do të përfshijnë edhe rajone tjera të vendit të Shqipërisë, Malit të Zi, por edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot jashtëzakonisht i paqëndrueshëm. Priten rrebeshe lokalisht shumë të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Sipas modeleve në disa rajone ekziston potencial real për krijimin super-stuhive të cilat mund të prodhojnë erëra të fuqishme dhe breshër. Gjithashtu priten edhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat në shumë rajone mund të shkaktojnë edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me vranësira dhe rrebeshe lokalisht mjaft të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende priten vërshime.

Nesër (e enjte) na pret mot i paqëndrueshëm në tërë rajonin. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme pritet mot kryesisht i paqëndrueshëm. me përmirësime herë pas here por edhe me zhvillime të vranësirave pasditeve dhe mbrëmjeve të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në fund të theksojmë se parashikimi sipas modeleve për disa rajone është alarmant dhe sinqerisht të shpresojmë se janë gabim./Meteoballkan