Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe pak më i nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe më i nxehtë. Pasdite vende-vende priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kontinentale.

Nga e hëna në tërë rajonin tonë priten ngritje të temperaturave, por nuk pritet nxehtësi e madhe. Do të jetë zagushi për shkak të lagështisë relative të ajrit në nivele të larta. Pasditeve pothuajse çdo ditë priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kontinentale – kodrinore-malore, por nganjëherë më rrallë nuk përjashtohen edhe viset tjera./Meteoballkan