Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira në disa rajone. Në juglindje të Shqipërisë dhe rrallë në disa vise të Maqedonisë mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të premten në tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë, megjithatë pasdite në disa rajone në Kosovë pritet freskim i motit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Për fundjavë na pret mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Jo- stabile do të jetë sidomos dita e shtunë. Edhe kësaj radhe shumica e territorit të Shqipërisë do të mbetet pa reshje./Meteoballkan